Jemi të emocionuar t’ju njoftojmë se libri shumë i dashur ”Unë lutem për ty” nga Kathrin Larsen, tashmë është i disponueshëm edhe në gjuhën shqipe.
Scripture Union Kosova e përktheu dhe botoi librin në gjuhën shqipe. U bënë shumë përpjekje për të siguruar përkthimin më cilësor, duke pasqyruar mesazhin origjinal të autores për lexuesin shqiptar në situatën e tyre.
Është hera e parë që ky libër botohet në gjuhën shqipe. Mund të jetë libri i parë i këtij lloji në
Letërsinë e Krishterë Shqiptare: Më shumë se një libër – një Ditar Lutjesh dhe një trashëgimi
shpirtërore personale që do t’i transmetohet brezit të ardhshëm.
Libri mund të gjendet në bibliotekat e krishtera në Prishtinë dhe Tiranë. Libri mund të porositet edhe tek Scripture Union Kosova përmes emailit:
s.u.kosova@hotmail.com
Për më shumë informacione rreth botimit në gjuhën shqipe, ju mund ta vizitoni faqen zyrtare të Scripture Union Kosova në